Kompania Coca-Cola ka njoftuar se po pezullon shitjet e pijeve në Rusi.
“Zemrat tona janë me njerëzit që po përjetojnë efektet e pandërgjegjshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë nga Coca-Cola.
Nuk dihet sa do të zgjasë pezullimi i shitjeve, ndërsa në deklaratë thuhet se kompania po monitoron situatën në Ukrainë
Kompania e pijeve të gazuara ishte përballur me presion nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi nuk kishte dhënë ende një qëndrim në lidhje me Rusisë, teksa shumë kompani perëndimore po mbyllnin nga dita në ditë bizneset e tyre në Rusi.
Të njëjtin veprim si Coca-Cola, kanë bërë edhe McDonald’s dhe Starbucks.