Tjetër krim i rëndë në Gjermani, 11-vjeçari vret vajzën 10-vjeçare në Shtëpinë e Fëmijës

0
90

Gjermania nuk gjen qetësi nga krimet e të miturve. Një djalë 11-vjeçar dyshohet se ka vrarë një vajzë 10 vjeçare në Shtëpinë e Fëmijës.

Ngjarja ka ndodhur Wunsiedel.Duke qenë se djali njëmbëdhjetë vjeçar nuk mban përgjegjësi penale, si masë parandaluese është vendosur në ambient të sigurtë.

Vajza u gjet e pajetë në dhomën e saj në objektin e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve të martën. Prokurori publik supozoi një vrasje.

Në vijim të hetimeve, hetuesit siguruan menjëherë gjurmët në vendngjarje dhe ia kanë lënë për vlerësim Policisë së Shtetit.

Një seancë dëgjimore e njëmbëdhjetë vjeçarit ishte ende në pritje.