Tjetër makinë digjet në autostradën Elbasan-Tiranë

0
196

Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 40 vjeç.

Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht automjeti. Nuk ka shtetas të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./elbasani flash