Tjetër rrezik në Qukës-Qafë Plloçë/ Rrëshqitje dherash, bllokohet një korsi

0
22

Vijojnë problematikat serioze në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë. Pas aksidentit të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, aktualisht po evidentohen rrëshqitje të tjera dherash, të cilat kanë bllokuar njërën prej korsive të qarkullimit.

Vetëm pak metra larg këtij vendi, rreth një muaj më parë, u shemb një masiv shkëmbor, duke detyruar autoritetet të hapin një bypass provizor.