Tjetër shpërthim në lagjen 13 në Durrës, i vihet eksploziv dyqanit të rrobave

0
133

Një tjetër shpërthim është regjistruar në Durrës mëngjesin e sotëm.

Një dyqani rrobash në Durrës i është vënë një sasi lëndë plasëse eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:24 të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.13.

Dyqani në pronësi të shtetasit B.R ka pësuar dëme materiale si pasojë e shpërthimit.

Në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor në drejtim të Prokurorisë i cili po heton për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.