Prokuroria e Posaçme ka kerkuar 4 vite burg për ish kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar par tjetersim pronash në kohën kur ka qene kryetar bashkie.
Frrokaj po gjykohet me gjykim te shkurtuar, per kete shkak ai përfiton ulje me 1/3 e dënimit.
Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të.