Uellsi është tronditur ditën e sotme pas një sulmi të rëndë të ndodhur në një shkollë, ku dy mësues dhe një nxënëse u plagosën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ysgol Dyffryn Aman”, në qytetin e Ammanford, teksa autore ishte një adoleshente. E mitura hyri në shkollë me thikën në dorë dhe sulmoi kë i doli para, deri sa u arrestua nga policia. Nuk dihet ende shkaku pse ajo e kreu sulmin, teksa policia arriti ta arrestonte.
Shkolla ku ndodhi sulmi ka mbi 2,000 nxënës nga mosha 15 deri në 18 vjeç.