Tmerr në Greqi/ 85-vjeçari dhunon shoqen 13-vjeçare shqiptare të mbesës së tij

0
255

Trondit ankesa e një vajze 13-vjeçare nga Ilioni, në Greqi, e cila pretendon se pasditen e djeshme ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga gjyshi i një shoqeje të saj .

Sipas denoncimit të të miturës, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e shoqes së saj 13-vjeçare pak pas orës 16:00 të martën e kaluar.

Vajza me origjinë nga Shqipëria kishte shkuar në shtëpi për të luajtur kur gjyshi 85-vjeçar i shoqes së saj përfitoi nga mungesa e shkurtër e mbesës dhe iu afrua 13-vjeçares.

Pedofili i dyshuar ka kryer akte të turpshme ndaj të miturës, e cila ka arritur t’i ikë dhe të kthehet në shtëpinë e saj.

Vajza u ka treguar prindërve makthin që ka ndodhur në duart e të moshuarit, i cili nga ana e tij ka denoncuar ngjarjen në policinë e qytetit.