Tmerr në Kosovë, gruaja tenton të hedhë me forcë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar

0
5345

Një grua në Fushë Kosovë është parandaluar sot që ta mbysë fëmijën e saj 6-vjeçar.

Mediat kosovare raportojnë se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

Sipas raportimeve. gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Po ashtu, kuptohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.