Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kuçove në lagjen 11 Janari.
Një 37 vjeçar mban peng për 2 orë në një nga dhomat e shtëpisë nënën dhe motrën, duke i kërcënuar me thikë në dorë se do i vriste.
Komshinjtë njoftuan policinë lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Një orë më vonë pasi u njoftua nga banorët, policia ka mundur ta neutralizojë dhe arrestojë 37-vjeçarin Gjergji Salla.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 11 Janari në Kuçove.
37 vjeçari raportohet të ketë probleme të shëndetit mendor, prej dy javësh refuzonte të pinte ilaçet dhe ishte agresiv.