Tmerr në SHBA, vrau shtatë anëtarë të familjes dhe më pas veten

0
105

Tetë persona vdiqën në një tragjedi që ndodhi në Utah , SHBA. Një 42-vjeçar amerikan vrau pesë fëmijët, gruan dhe vjehrrën e tij përpara se të vriste veten. Hetimet e para “sugjerojnë se sulmuesi kreu vetëvrasje pasi fillimisht vrau shtatë persona në shtëpinë e tij”, njoftuan autoritetet e qytetit të Enokut.

Michael Haight qëlloi gruan e tij 40-vjeçare, pesë fëmijët nga 4 deri në 17 vjeç dhe vjehrrën e tij 78-vjeçare përpara se të kryente vetëvrasje.

Oficerët e policisë zbuluan kufomat pasditen e së mërkurës, duke iu përgjigjur thirrjes së fqinjëve të familjes. Të gjitha viktimat kishin “plagosje me armë zjarri”.

Dhimbjen e tij e ka shprehur çifti presidencial i SHBA-së, të cilët “qëndrojnë me banorët e qytetit Enoch”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. “Shumë amerikanë kanë humbur të dashurit ose kanë kanë shkatarruar jetën e tyre nga dhuna me armë “, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre. /abcnews.al