Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia e Kavajës dhe akuzohet për disa vjedhje në të dy qytetet.
Në qytetin e Kavajës ai akuzohet për dy vjedhje, atë të dyqanit të një shtetasi në Golem dhe vjedhjen e disa sendeve personale të shtetasi F.K në zonën e Spilles.
Shërbimet e Policisë Kavajë kanë marrë njoftimin se në Golem, Kavajë, ishte vjedhur me thyerje marketi në pronësi të shtetasit K. Gj., 30 vjeç, bazuar dhe në pamjet filmike, kanë organizuar punën duke ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
Si pasojë e postblloqeve të ngritura u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. P., 26 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtuar në tri çanta që ky shtetas mbante me vete, u gjetën disa pije alkoolike dhe artikuj të ndryshëm të vjedhur në marketin e shtetasit K. Gj., si dhe një sasi lekësh.
Ky shtetas u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku nga verifikimet ka rezultuar shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i tentativës për vjedhje në banesën e shtetasit A. L. dhe autor i vjedhjes së sendeve personale të shtetasit F. K., në zonën e Spilles.
Ndërkohë ai dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera.
Ora news