Partia Socialdemokrate ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, i cili një ditë më parë tha se Tom Doshi dhe Vilma Nushi shesin ilaçe jashtë standardeve.
Përmes një deklarate për mediat, PSD thotë se Berisha nuk ka bërë asgjë tjetër gjithë jetën përveçse ka shpifur.
Sipas PSD, qytetarët e kanë kuptuar, mbi të gjitha shkodranët që dinë kush është Tom Doshi.
“E kanë kuptuar, sepse e kanë besuar dhe votuar cdo vit dhe më shumë, e kanë kuptuar se ai ka qenë mes tyre, me dhe pa pushtet. Dinë ta bëjnë dallimin midis atij që di ta mbajë fjalën dhe një gënjeshtari.
Këtë diferencë do e bëjmë sërish në 11 maj, do votojnë atë që ka ndihmuar e mijëra njerëz në hall pa u kërkuar asgjë mbrapsht, do votojnë për burrat jo gënjeshtarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për mediat të PSD.