Tom Doshi kandidon për deputet në Shkodër! I pari i listës

0
18

Kryetari I Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Shkodrës nga ku inaguroi selinë e partisë në këtë qytet dhe  bëri me dije se do të jetë drejtuesi i listës së Shkodrës duke konfirmuar kandidimin e tij për deputet.

Gjatë takimit Doshi gjithashtu konfirmoi rikandidimin e deputetëve aktual të këtij qarku.

Partia Socialdemokrate është ndër të vetmet forca politike , mbështetja e së cilës rritet nga dita – ditës nga qytetarët kudo në Shqipëri .