Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi u paraqit këtë të hënë në SPAK. Në një prononcim për mediat pas daljes, Doshi tregoi se u pyet për zgjedhjet e vitit 2023 në Rrogozhinë, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga institucioni i drejtësisë.
“Është normale të na thërrasë prokuroria. Jam thirrur për zgjedhjet në Rrogozhinë për 2023. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, pyetën a ke dijeni”, tha ai.
I pyetur nëse do të votojë për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, ai u shpreh se e ka mbështetur dhe do ta mbështesë reformën në drejtësi.
“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, shtoi Doshi./abcnews.al