Tomorr Alizoti zgjidhet drejtues politik i Elbasanit per PD

0
43

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha në bazë të Statutit të partisë vendosi drejtuesit politikë për Diasporën, Qarkun e Elbasanit dhe Tiranes, degët Kavajë e Rrogozhinë.

Drejtimin u është besuar ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, deputetit Tomorr Alizoti dhe Kryetarit të Bashkisë Kavajë Fisnik Qosja. Drejtuesi i qarkut të Elbasanit ishte Ervin Salianji, por tashmë ndodhet në burg për “kallëzim të rremë”.

Ky vendim bazohet në Statutin e Partisë Neni 46, pika 2 për intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025.