“Topi është imi, penalltinë do ta gjuaj vetë”. Pique do të rikthehet të luajë me klubin …e tij

0
101

Kanë kaluar vetëm pak javë që nga lamtumira që i dha futbollit të luajtur por mesa duket, Gerard Pique nuk arrin të qëndrojë dot larg futbollit të luajtur. Ish-kapiteni i Barcelonës duket se ka ndryshuar mendje dhe dëshiron të zbresë sërish në fushën e blertë për të vijuar karrierën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle sipas të cilave, ish-numri 3 do të heqë këpucët e varura në gozhdë për t’u bashkuar me një klub që për të i ka gjithmonë të hapura dyert.

Bëhet fjalë për skuadrën Andorra në pronësi të tij që militon në Segunda Division. Për momentin, Pique duhet të ngrejë tavanin e pagave për të justifikuar rrogën e  tij të lartë ose në të kundërt duhet të nënshkruajë një kontratë fiktive nga e cila do të përfitojë shumë pak. Zgjedhja është në dorën e tij.