‘Topi i Artë’, Lewandowski dhe De Bruyne i lënë prapa Messin dhe Ronaldon

0
279

Lewandowski i pari, De Bruyne i dyti – Leo Messi dhe Cristiano në vendin e tretë dhe katërt.

E bëri Luka Modric në vitin 2018 dhe pse jo, nga froni mund t’i rrëzojë Leon dhe CR7 edhe edhe Robert Lewandowski.

Goal.com ka publikuar renditjen e re për ‘Topin e Artë’, befasia janë 11 fituesit e këtij çmimi, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që kanë pësuar rënie në ranglistë.

Që nga viti 2007, përjashtuar vitin 2018 kur fitoi Luka Modric – Leo dhe CR7 e kanë ndarë këtë çmim, por tani favoriti numër një është sulmuesi i Bayern Munich, pas sezonit mbresëlënës.

Pas Lewa renditet mesfushori i Manchester City, Kevin de Bruyne, kurse Messi dhe Ronaldo ndajnë vendet tre dhe katër, raporton Gazeta Express.

Leëa duhet të tregojë veten edhe në Champions League në gusht, nëse do që për herë të parë në karrierë ta rrëmbejë trofeun e shumë dëshiruar nga futbollistët.

20 kandidatët për ‘Topin e Artë’ sipas Goal:

20. Sadio Mane (Liverpool)
19. Joshua Kimmich (Bayern Munich)
18. Ciro Immobile (Lazio)
17. Alphonso Davies (Bayern Munich)
16. Jordan Henderson (Liverpool)
15. Bruno Fernandes (Manchester United)
14. Timo Werner (RB Leipzig)
13. Josip Ilicic (Atalanta)
12. Serge Gnabry (Bayern Munich)
11. Kai Havertz (Bayer Leverkusen)
10. Jadon Sancho (Borussia Dortmund)
9. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)
8. Karim Benzema (Real Madrid)
7. Erling Haaland (Borussia Dortmund)
6. Neymar (Paris Saint-Germain)
5. Thomas Muller (Bayern Munich)
4. Cristiano Ronaldo (Juventus)
3. Lionel Messi (Barcelona)
2. Kevin De Bruyne (Manchester City)
1. Robert Lewandowski (Bayern Munich)

G.Expres