Topi i ndeshjes së famshme kundër Anglisë ku Maradona shënoi me dorë në Botërorin 1986, do të shitet në ankand duke nisur nga vlera fillestare 3.5 milionë euro. Pak muaj pasi u shit në ankand për rreth 8 milionë fanella e Maradonës së kësaj ndeshjeje nga një ish-lojtar i Anglisë, tashmë del në shitje edhe topi në pronësi që arbitrit që vendosi drejtësi në atë sfidë.
Bëhet fjalë për topin që Diego Maradona e shtyu me dorë në portën e mbrojtur nga Peter Shilton në ndeshjen çerekfinale, duke kualifikuar për më tej Argjentinën që atë vit fitoi Kupën e Botës. Arbitri Ali Bin Nasser, i cili bashkë me ndihmësit e tij kanë deklaruar se nuk e kanë parë prekjen me dorë në atë moment, u takua më pas me Maradonën disa herë.
Topi që në fund të ndeshjes së mbyllur 2-1 për Argjentinën, përfundoi në shtëpinë e arbitrit, do të dalë në ankand gjatë muajit të ardhshëm në Britaninë e Madhe.