Tornado i fuqishëm shkakton kaos, shihni si është shndërruar ky qytet/ Njerëzit të ‘ngecur’ në mbeturina

0
139

Të paktën një tornado ka “shpërthyer” në zonën e Wichita, Kansas, të premten vonë, duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa, thanë zyrtarët.

I goditur më rëndë u duk se ishte qyteti Andover, i cili është rreth 22 kilometra në lindje të Wichita, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne jemi duke shpëtuar njerëzit nga shtëpitë e tyre sepse ata nuk janë në gjendje të lëvizin nga mbeturinat”, ka thënë shefi i zjarrfikësve të Wichita, Tammy Snow për CNN në një intervistë telefonike.Snow shtoi se 12 persona kanë pësuar lëndime të lehta.

Ndërsa Jim Jonas, drejtori i komunikimeve të qytetit, ka shtuar se rreth 50 deri në 100 struktura u dëmtuan në zonën e Wichita.