Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

0
2

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA, raportuan mediat amerikane. Një person vdiq në Qarkun Cass, në skajin jugperëndimor të shtetit, sipas sherifit lokal i cili raportoi gjithashtu për “disa të lënduar”.

Një tjetër tornado pranë Union City, në Michiganin jugor vrau tre persona dhe plagosi 12 të tjerë.

Guvernatorja e shtetit, Gretchen Whitmer, aktivizoi operacione emergjente për të koordinuar përpjekjet e ndihmës, për shkak të motit të keq që ka goditur Michiganin jugperëndimor.

Ardit Murataj