Tornadot dhe stuhitë goditën SHBA, shkon në 34 numri i viktimave

0
2

Ka shkuar në 34 numri i personave që kanë humbur jetën  në SHBA pasi tornadot e forta goditën disa shtete juglindore, duke shkatërruar edhe shtëpitë.

Në Kansas, një stuhi pluhuri shkaktoi më shumë se 50 përplasje automjetesh, duke vrarë të paktën tetë persona.

Ndërkohë gjendja e jashtëzakonshme u shpall në shumë shtete, duke përfshirë Arkansas, Xhorxhia dhe Oklahoma, ku më shumë se 100 zjarre ishin ndezur.