Tortura, rrahje dhe plagë në trup/ Dhunimi barbar dhe vrasja e shqiptarëve në burgjet europiane, shteti shqiptar i pazot për të reaguar

0
110

Në pjesën e dytë të emisionit “Në Shënjestër” u trajtua çështja e të burgosurve me shtetësi shqiptare të cilët humbën jetën në burgjet europiane si pasojë e dhunës nga gardianët dhe jo vetëm.

Njëri prej tyre është Refik Mata, i cili humbi jetën në burgun Taraskon në Francë. Ai u gjet i pajetë në qelinë e tij më 17 dhjetor 2021, vetëm pak ditë nga ndërrimi i viteve.

Ai ishte arrestuar për vjedhje dhe po vuante një dënim të cilin do të duhet ta shlyente deri në shkurtin e vitit 2024. Por ai me shumë gjasa do ta linte burgun më herët, me siguri në shkurt të vitit 2022.

Autoritetet franceze thanë se 29-vjeçari kishte kryer vetëvrasje, por familjarët e tij, nuk e besuan kurrë këtë version. Ata thanë se të afërmit të tyre nuk i kishte mbetur shumë kohë që të linte qelinë dhe për këtë fakt nuk kishte asnjë arsye për t’i dhënë fund jetës.