Tragjike/ Humb jetën në moshë të re Princesha e Austrisë, ja shkaku

0
287

Princesha e Austrisë, Maria Galitzine ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare. Ajo ka pësuar aneurizmë kardiake dhe ka lënë pas të birin 2-vjeçar, Maxim. Për pak ditë ajo do të festonte 32-vjetorin.

Princesha ka ndërruar jetë me datë 4 Maj dhe është çuar në banesën e fundit me datë 8 Maj, në pjesën ortodokse të varrezave të parkut “Westheimer”. Një zëdhënës i “Perandorit Karl League”- një organizatë kushtuar perandorit Karl 1, i cili mbretëroi në Austri-Hungari nga 1916-1918, ka konfirmuar lajmin.

Maria ishte martuar në vitin 2017 me një kuzhinier në Houston, Rishi Roop Singh dhe dyshja kishin një djalë 2-vjeçar, Maxim.