Nikoleta Zguro, mësuesja në pension, po bën përgatitjet e fundit për të kremtuar Pashkën si një besimtare e devotshme.
Pasi bleu dafinat, të cilat qëndrojnë mbi ikonën e Krishtit, që mban në shtëpi, Nikoleta ka përgatitur gjithë gjërat e duhura për të lyer me boje të kuqe vezët, që simbolizojnë ringjalljen e Krishtit.
Nikoleta, tregon deri në detaje këtë simbolike, duke filluar nga numri i vezëve që duhen të bëhen me boje të kuqe, deri tek legjendat, gojëdhënat, por dhe çfarë thonë librat e shenjtë për këtë simbol të Pashkës.
Nikoleta vjen nga një familje teologesh te krishtere, gjyshi saj ka qene prift, dhe ajo kryen me përpikmëri gjithë ritet e traditës.
Ajo ka mbajtur kreshmë, ka zbatuar dhe kalendarin e kishës ortodokse dhe në mesnatën e të shtunës, me mijëra besimtare të tjerë do të presë ringjalljen e Krishtit.
/abcnews.al/