Disa prej qytetarëve të Romës vijuan traditën e hedhjes në lumin Tiber ditën e parë të çdo viti të ri, duke sfiduar temperaturat e ulëta.
Kjo është një traditë e përvitshme duke dhuruar spektakël prej shumë dekadash në kryeqytetin italian.
Ata të cilët guxuan të hidhen në lumë prej një lartësie mbi 15 metra, në urën Cavour u përballën me temperaturën e ulët e ujit.
Një ekip mjekësh dhe zjarrfikësish qëndruan pranë urës për t’i ndihmuar në veshjen e shpejtë për t’i ngrohur ata.
Sipas mediave italiane, kjo traditë daton prej vitin 1946, kur një rojtar plazhi i papunë i cili po mundohej të siguronte një vend pune duke treguar aftësitë e tij, qëndroi mbi ure e më pas u hodh.
Prej asaj kohe romanët e kthyen në traditë të përvitshme e duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët në ditën e parë të vitit të shikojnë e duartrokasin ata guximtarë të cilët po e mbajnë gjallë këtë traditë.
Disa qindra njerëz u mblodhën për të ndjekur zhytjen tradicionale të fillimit të vitit në Argelès-sur-Mer në jug të Francës, kjo për të festuar nisjen e 2025.
Top Channel