Traditë/ Elbasan, “ Kalaja”, një lagje që të çon shekuj pas

0
335

Bëhet fjalë për lagjen “ Kala” të qytetit të Elbasanit. Një kala fushore, ndër të rrallat në ballkan dhe me një shtirje disa herë më të madhe se kalaja më e madhe e vendit tonë. Pesëshekuj më parë kur ushtria turke mbante të rrethuar Krujën një pjesë tjetër e kësaj ushtrie u fut në punë në angari për zgjerimin e kalasë egzistuese të “ Skampinit” .

Edhe pse është rregulluar me kujdes dhe herë pas here janë bërë restaurime në muret e kësaj kalaje, përsëri pjesë të saj ruhen vetëm në mënyrë fragmentare ose janë dejt zhdukjes. I tërë qyteti i Elbasanit duke pëfshirë garnizonet e ushtrisë turke, qendra tregëtare dhe të tjera qendra jetike të qytetit përfshiheshin brenda katër mureve të kalasë. Më pas qyteti u zgjerua me të ardhur nga fshatrat e zonave të tjera, por këta të ardhur mbetën jashtë mureve të kalasë, në lagje të veçanta si lagja “ Shën Koll”, “ Alejdine” etj.

Me vendim të Institutit të Monumenteve të Kulturës para shumë vjetësh lagja ”Kala” u shpall lagje Muze. Filloi një punë e mirë për restaurimin e shtëpive karakterisike elbasanase, u dhanë fonde për restaurimin e rrugëve të kalldrëmta dhe u bë gjithçka e nevojshme që kjo lagje të mbetesh 500 vjet pas lagjeve të tjera të qytetit, në kohën e krijimit të saj ( gjithnjë kemi parasysh paraqitjen e jashtme).Elbasan Lagja Kala Foto Miranda Sadiku ATSH

Brenda lagjes “ Kala” ndodhet dhe një hamam, i cili është restauruar, por ambjentet e brendshme të tij në vend t’i kthehen funksionit të dikurshëm janë shndërruar në një lokal pijetoreje. E theksojmë këtë për faktin se edhe një tjetër hamam jashtë mureve të kalasë është shëndërruar po në pijetore.

Ndërkohë që në qytete e shtete brenda ombrellës së perandorisë Osmane objekte të tilla janë vënë në funksion të plotë. Karakeristikë e lagjes “Kala” janë rrugicat e ngushta, të kalldrëmta shtëpi dollmollije, me oda të veçanta për burrat “selamllëk” dhe për gratë “ haremllëk”.

Elbasan Lagja Kala Foto Miranda Sadiku ATSHTjetër karakteristkë e kësaj lagje janë edhe portat masive me ata çekicat karakeristikë në formën e dorës , avllitë e larta dhe dritaret prej druri por me përmasa të vogla. Këngëtari i njohur elbasanas Isuf Myzyri u këndoi me pasion bukurive të rralla që shpaloste dikurë lagja “ Kala” nga e cila ruhet në gjendje të mirë vetëm një portë.

 

 “ Kur dola në portë të kalasë, dy çezme ç’i pashë karshi…”shkruan autori. Brenda mureve të kalasë, në oborrin e kishës së moçme, gjendet edhe varri i babait të gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhi. Banorë të kësaj lagje kanë qenë edhe figura të tjera të ndritura që i kanë dhënë shumë gjuhës shqipe, si Aleksandër Xhuvani, Dhimitër Shuteriqi, etj. Është për tu theksuar se rikonstruksioni i rrugës kryesore që zbuloi për shikuesit muret e kalasë i dhanë tjetër pamje tërheqëse kësaj lagjeje për turistët. Vlen të theksohet se lagja “ Kala”si dhe disa monumente të tjera që i përkasin lashtësisë në qytetin e Elbasanit janë vizituar nga mijëra turistë, më shumë se çdo vit tjetër.

Përgatiti: Elbasaniflash.al

Burimi : M.Sadiku Atsh