Drejtori i policisë së qarkut Fie Skënder Hitaj r bëri me dije informacione të reja lidhur me operacionin policor ‘Procedimi’ në të cilën ranë në pranga 4 persona. Si pasojë e hetimeve, këta shtetas merreshin me trafikim armësh si dhe me lëndë narkotike kanabis në të cilën u sekuestruan 4000 bimë kanabis si dhe 5000 fara kanabis. Aktiviteti shtrihej në Fier, Lushnje, Durrës, Shkodër dhe Kukës.
“Nga rezultatet e operacionit të koduar ‘Procedimi’ është finalizimi i një procedimi penal me metoda të hetimit. Procedimi u nis nga sektori i narkotikëve dhe siç u bë publik dhe më parë, DVP Fier ka vazhduar përpjekjet për hetimin dhe sektori i narkotikëve siguroi informacion përmes metodave speciale. Disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin mbanin dhe trafikonin armë zjarri. Aktiviteti zhvillohej në Fier, Lushnje, Durrës, Shkodër dhe Kukës dhe në disa raste armët siguroheshin nga Kosova në kalimin ilegal përmes Morinës. Ky grup merrej me shitjen e kanabis. Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 3 kontrolle automjetesh dhe u sekuestran 4000 bimë narkotike, 2000 në parcelë dhe 2000 në shtëpi, u sekuestruar 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 5000 fara kanabis, 2 radio policie, 2 uniforma policie, 2 maska , 3 automjete dhe 10 celularë. Në banesën e shtetasit me inicilae N.O. në Durrës u gjet një armë zjarri ku gjatë kontrollit ky shtetas tentoi të hidhte armën. Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit Boran, Buzi, Niko Osma, Qamil Shurdhi dhe Besim Buzi.
U ndaluan 4 shtetas me inciale B.B. 48 vjeç i dënuar më parë me 30 vite burg në Itali, N.O banues në Durrës, Q.SH banues në Lushnje dhe shtetasi B. B banues në Divjakë. Është hetuar në gjendje të lirë dhe një 51 vjeçar në Fier.