Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh.
Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Gjatë seancës ata kanë pretenduar që nuk janë përfshirë në trafikun e armëvë, nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit.
Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë qe mund te qëndroj në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armeve. (A2