Trafik i rënduar në aksin Korçë-Pogradec, radhë prej 3 kilometrash me pushues

0
195

Një trafik i rënduar “ka pushtuar” në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Nga pamjet e siguruara nga ABC News nga dalja e qytetit të Pogradecit vihet re një radhë prej tre kilometrash me pushues.

Ata kanë vendosur që në këto ditë të nxehta gushti ta kalojnë fundjavën në Korçë, duke u larguar nga temperaturat e larta të qyteteve të tyre.

Ndërkohë, patrulla të shumta policie po monitorojnë këtë aks, për të mbajtur situatën në kontroll./abcnews.al