Trafik i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, krijohet radhë kilometrike, turistët po kthehen nga Korça

0
66

Turistët që kthehen nga Korça kanë krijuar trafik të rënduar në aksin Librazhd-Elbasan.

Trafiku i makinave shkon mbi tre kilometra, për shkak se qindra vendas, por edhe të huaj e kaluan fundjavën në Korçë, për shkak të festës së birrës.

Trafiku në këtë aks rrugor përsëritet çdo fundjavë, kryesisht muajt e dimrit, kur Juglindja vizitohet në masë.

Nisja e punimeve për zgjerimin e aksit Elbasan-Librazhd synon pikërisht lehtësimin e trafikut në këtë aks të rëndësishëm, i cili lidh edhe dy pika doganore.