Trafik të narkotikëve dhe grup të strukturuar kriminal/ Rinis procesi gjyqësor ndaj Moisi Habilajt

0
21

Rinis në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Në prill 2023 Apeli i Posaçëm e ktheu çështjen për rigjykim, por me tjetër trupë gjykuese. Apeli i Posaçëm ka konstatuar shkelje proceduriale gjatë fazës së gjykimit në mungesë.

Në shkallë të parë Moisi Habilaj u denua me 15 vite heqje lirie, ndërsa Nezar Seiti, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj me nga 13.6 vite secili. Ata u gjeten fajtor per trafik te lendeve narkotike dhe grup i struktuar kriminal.

Hetimet kanë nisur në vitin 2017 nga autoritet italiane, të cilat evidentuan një grup shqiptarësh që trafikonin lëndë narkotike nga brigjet e Vlorës. U evidentua edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por ky i fundit u dënua vetëm për shpërdorim detyre.

Të përfshirë kanë qenë edhe dy ish-drejtorë të policisë, që tanimë e kanë përfunduar dënimin./abcnews.al