Trafikonin heroinë nga Irani drejt Evropës/ Arrestohet turku në Rinas, i konsideruar si “koka” e grupit

0
4

Një operacion ndërkombëtar mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar heroine që drejtonte një rrjet kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.

Si pjesë e këtij rrjeti në Shqipëri është arrestuar Nihat Ozbek me origjinë nga Turqia.

57-vjecari mësohet se u arrestua më 23 nëntor, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, por kapja e tij u mbajt e fshehtë për shkak se operacioni ishte ende në zhvillim nga Europol.

Mësohet se me 23 nëntor, Ozbek po udhëtonte nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.

Ai ka pasur në përdorim pasaportën e tij personale, ndërsa operacioni për kapjen e tij është mbështetur nga Europol, ku sapo është nisur nga Turqia,u është komunikuar se 57 vjecari ka masë sigurie. I dyshuari tani është në pritje të ekstradimit të tij në Gjermani.

Ai, dyshohet se drejtonte një rrjet kriminal përgjegjës për importin në shkallë të gjerë të heroinës në Evropën Perëndimore. Hetimi u drejtua nga autoritetet gjermane me mbështetjen e Holandës dhe Europol

Sipas hetimit është zbuluar se rrjeti i drejtuar nga turku, janë pronarë të një ngarkese prej 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.

Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.

Në këtë hetim morën pjese, Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane, Policia kufitare Shqiptare si dhe Europol, Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar./Abcnews