Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq dy persona

0
2

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’ parashikuar nga neni 138/a pg.2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi ccështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar

Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme:

Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;
Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;
Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;
Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.

 

 

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Shikallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve P.P. dhe Sh.K. për akuzat që u atribuoheshin.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër pasurisë dhe trashëgimisë kulturore.