Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku 16 persona kanë humbur jetën dhe tre tëtjerë janë zhdukur pas rrëzimit të një avioni.
Sipas mediave të huaja mësohet se në avion udhëtonin 23 persona, ku 21 ishin parashutistë dhe 2 ishin anëtarë të ekuipazhit.
Informacioni në lidhje me rrëzimin u konfirmua nga shërbimi për shtyp i Drejtorisë kryesore rajonale të Ministrisë së Situatave të Urgjencës.
Njësitë e garnizonit të zjarrit dhe shpëtimit Menzelin janë duke shkuar në vendin e thirrjes, shtuan ata.
Sipas burimit, pas rrëzimit, L-410 u nda në gjysmë dhe mori flake, por forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.