Autoritetet veterinare dhe zyrtarët lokal janë në një hetim të gjerë pas ngordhjes së 72 tigrave brenda rreth 2 javësh në dy objekte të njohura të turizmit në provincën veriore të Chiang Mai në Tajlandë.
Raportimet kryesore thonë se kafshët ngordhën në “Tiger Kingdom”, një park ku vizitorët mund t’i prekin dhe bashkëveprojnë me tigrat, duke nxitur shqetësime për mirqënien e kafshëve dhe sigurinë e praktikave turistike.
Departamenti lokal i blegtorisë konfirmon se monstrat e marra trupat e tigrave kanë rezultuar pozitive për virusin e murtajës së qenve, një sëmundje shumë ngjitëse që sulmon sistemet e nervore, frymëmarrjen dhe aparatin tretës të kafshëve.
Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë identifikuar me saktësi se si ndodhi shpërthimi apo burimi i këtij virusi.
Sipas ekspertëve e zoologëve, kur Tigrat sëmuren, është shumë me e vështirë të vihen re, ndryshe nga qentë edhe macet.
Parku i “Tiger Kingdom” është mbyllur për dy javë, ndërsa zyrtarët po dezinfektojnë mjediset dhe po monitorojnë me kujdes tigrat e mbijetuar për çdo shenjë sëmundjeje.
Ndërkohë Organizatat për të drejtat e kafshëve e kanë përdorur këtët rast për të kritikuar kushtet e jetesës në qendrat turistike që lejojnë kontakt të ngushtë mes njerëzve dhe kafshëve të egra.
Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe autoritetet po përpiqen të sqarojnë faktorët përgjegjës për shpërthimin e sëmundjes.


