Tragjedi në Francë, shpërthen zjarri në pallat, humbin jetën 10 persona, mes tyre pesë fëmijë

0
105

Dhjetë persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Francë, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit sot  në lagjen Mas du Taureau, në periferinë lindore të Lionit.

BBC raporton se mes viktimave, pesë janë fëmijë.

Ndërkohë mësohet se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga pallati shumëkatësh.

Banorët e zonës ka thënë se shpërthimi i zjarrit i zgjoi nga gjumi dhe se dëgjuan britma dhe ulërima fëmijësh.

Dëgjuam britma, ulërima të fëmijëve. Kur hapëm dritaret, pamë tymin që dilte nga pallati, zbritëm menjëherë poshtë”, ka thënë një fqinj, raporton The Guardian.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Sakaq mediet lokale bëjnë me dije se zjarri shpërtheu fillimisht në katin e parë, e më pas u përhap me shpejtësi në katet e tjera të pallatit.

Në vendngjarje shkuan 165 zjarrfikës me 70 automjete të cilët pas disa orësh përpjekje kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit./abcnews.al/