Tragjedi në Japoni/ 45 të vdekur dhe mbi 500 të lënduar pas pastrimit të borës nga shtëpitë e tyre

0
2

Japonia po përballet me reshje rekord të borës, që kanë shkaktuar vdekjen e 45 personave dhe lëndimin e mbi 500 të tjerëve që nga 20 janari.

Shumica e viktimave humbën jetën duke pastruar borën nga çatitë ose përreth shtëpive të tyre.Rajoni veriperëndimor i Prefekturës Niigata regjistroi numrin më të madh të vdekjeve dhe të plagosurve. Agjencia Meteorologjike ka paralajmëruar për reshje të mëtejshme dëbore gjatë fundjavës.