Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pozhoran të Virtisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, dyshohet se bashkëshorti ka vrarë fillimisht bashkëshorten, dy djemtë e tyre dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se familja sapo kishte ardhur nga Zvicra.
Policia e Kosovës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
/a.r,OraNews