Tragjedi në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

0
2

Një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Selanik pasi ra nga kati i katërt i një ndërtese.

Incidenti ndodhi në qendër të qytetit pak pas orës 10, kur në rrethana ende të paqarta, 19-vjeçari me origjinë shqiptare ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt.

Ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Shkaqet e ngjarjes po hetohen nga autoritetet lokale.