Tragjedi në Selanik, një grua sulmohet për vdekje nga 3 qen

0
225

Tronditje në Selanik, ku qentë janë hedhur nga oborri i një shtëpie dhe kanë përpirë të gjallë një 50-vjeçare.

Sipas informacioneve të GRTimes, mesditën e së dielës (10/12) në zonën e Neohorouda, tre qen kanë shpëtuar nga mbikëqyrja e pronarit të tyre, janë hedhur në oborrin ngjitur dhe kanë sulmuar dhunshëm 50-vjeçaren.

Gruaja u plagos për vdekje. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e EKAB-it, e cila nuk e ka marrë 50-vjeçaren, pasi ajo tashmë kishte ndërruar jetë.

Policia ka vijuar arrestimin e pronarit të qenve, i cili aktualisht po jep deklarim në AT. Oreokastro.

ELAS ka marrë përsipër hetimet për vdekjen e tmerrshme të 50-vjeçares.