Tragjedi në Serbi, 4 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident, plagosen dy të tjerë

0
190

Një aksident tragjik ka ndodhur në Serbi, ku si pasojë e një aksidenti tragjik katër të rinj shqiptarë kanë mbetur të vdekur.

Sipas mediave të huaja aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar, ku të vdekur kanë mbetur shtetasit Amel Ibrahimi (21), Mithat Hami (23), Senad Derlek (22) dhe Amar Ujkani (21).

Ndërkohë të lënduar kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit.

Sipas informacioneve te mediave serbe të gjithë të vdekurit ndodheshin në një veturë të markës “Volkswagen Golf”, me targa të Kraljevës, e cila është përplasur me një automjet të së njëjtës markë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë dhe për shkak të rrëshqitjes së rrugës. Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie, ndërsa policia po merret me hetimet e ngjarjes.

Tragjedi në Serbi, 4 të rinj shqiptarë humbin jetën në