Tragjedi në Vietnam, 30 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një ndertesë

0
97

Një ndërtesë është përfshirë nga flakët në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Nga ky shpërthim zjarri kanë mbetur të vdekur të paktën 30 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Nga media janë raportuar rreth 70 persona të shpëtuar nga ndërtesa nëntëkatëshe. Zjarri i cili shpërtheu gjatë natës është shuar, por operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.

Autoritetet në Hanoi pretendojnë se shumë apartamente të sapondërtuara nuk përmbushin rregullat e sigurisë nga zjarri. Shkaku i zjarrit po hetohet, por dëshmitarët thanë se nisi në katin e parkimit të pallatit, i cili ishte i mbushur me motoçikleta.

Banorët përshkruan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë rreth orës 23:00 dhe më pas panë tym të zi që ngrihej nëpër ndërtesë.