Një helikopter u rrëzua të mërkurën në mbrëmje në fshatin Castel Guelfo, në provincën e Parmës. Në bord ndodheshin tre persona, të cilët humbën jetën në aksident.
Helikopteri u rrëzua brenda pronës së tij në kështjellën “Castelguelfo”, në komunën Noceto. Kështjella i përket familjes Rovanjati. Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Fluturimeve ka hapur një hetim për aksidentin
Në bordin e helikopterit (një A-109), përveç pasagjerit nga familja Rovagnati, kishte edhe dy pilotë, ekuipazhi minimal për fluturimet e natës. Duket se helikopteri po ngrihej dhe ndoshta, pas një prove që nuk po shkonte siç duhej, po përpiqej të kthehej në tokë.
Prokuroria urdhëroi sekuestrimin e kutisë së zezë të helikopterit dhe planet e fluturimit. Ndër shkaqet e aksidentit që po shqyrtohen nga hetuesit, llogaritet edhe gabimi i pilotit i shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të një mjegulle të dendur në zonë, por nuk është përjashtuar ndër të tjera një dështim mekanik i helikës së bishtit.
Shpejtësia me të cilën helikopteri u rrëzua në tokë nuk la asnjë mundësi shpëtimi për tre personat në bord, të cilët vdiqën menjëherë. Zjarrfikësit ndërhynë për të ofruar ndihmë, por ishte shumë vonë për të evituar tragjedinë.