Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shpallur ditën e sotme ditë Zie Kombëtare për shkak të tragjedisë së ndodhur në resortin e skive.
Ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në provincën Bolu në veri- perëndim të Turqisë ka lënë të paktën 76 persona. Zjarri shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12 katësh ku shumë prej pushuesve gjetën vdekjen në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u hodhën nga dritaret e hotelit, ndërsa të tjerë përdorën çarçafë për të zbritur nga ndërtesa.
“Ne jemi në dhimbje të thellë. Por duhet ta dini se kushdo që është përgjegjës për shkaktimin e kësaj dhimbjeje nuk do t’i shpëtojë drejtësisë,” deklaroi Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, pasi inspektoi vendin.
Yerlikaya tha se të paktën 51 persona të tjerë ishin plagosur dhe se 45 nga 76 viktimat ishin identifikuar. “Përpjekjet për identifikimin e viktimave të tjera janë duke vazhduar,” shtoi ai.
/ abcnews.al