Tragjedia me përmbytjen në Spanjë, njerëzit i kthehen keq mbretit dhe e qëllojnë me baltë: Vrasës!

0
28

Përkeqësohen përmasat e tragjedisë me përmbytjet në Spanjë. Bilanci i viktimave ka shkuar në 217 jetë të humbura, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq për provincën e Almerias.

Garda Civile ka dërguar mbi 5200 efektivë në zonat e goditura. Për të parë situatën nga afër, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Leticia zhvilluan një vizitë në rajonet e prekura, të shoqëruar edhe nga kryeministri Pedro Sanchez.

Por monarku është kontestuar ashpër nga një turmë njerëzish në Valencia. Disa persona qëlluan me baltë në drejtim të Mbretit, ndërsa thërrisnin vazhdimisht frazën: “vrasës”. Menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e policisë për të mbrojtur zyrtarët e lartë