Tragjedia në Gjermani/ Zyrtarët: Nuk e dimë ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist

0
2

Zyrtarët gjermanë thonë se nuk është ende e qartë nëse sulmi i premtes në tregun e Krishtlindjeve në qytetin Magdeburg ishte një sulm terrorist.

Më herët, ata thanë se motivi i sulmit mbetet i paqartë, por pakënaqësia e të dyshuarit lidhur me trajtimin që Gjermania ka bërë ndaj refugjatëve sauditë mund të jetë shkak, shkruan Sky News.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser u tha gazetarëve se i dyshuari ishte “islamofobik”.

Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin 50 vjeçar, i cili përplasi me makinë një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin Magdeburg mbrëmjen e së premtes.

Sakaq, mediat gjermane raportuan se numri i viktimave është rritur në 4 ndërsa 205 janë plagosur./abcnews.al