Tragjedia në Itali, i riu shqiptar qëllon me armë zjarri bashkëshorten, më pas vetëvritet me plumb në kokë

0
224

Një i ri shqiptar i mori jetën vetes, pasi më parë kishte qëlluar me armë zjarri  të shoqen.

Oltjon Sallaku qëlloi me armë zjarri në gjoks bashkëshorten e tij 18-vjeçare Lamia Elamri dhe më pas i mori jetën vetes me një plumb në kokë.

Gruaja e plagosur u dërguar menjëherë në spital ku ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Mediat italiane raportojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas asaj që mësohet, tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Martin Luther King” në Cassano delle Murge pas një sherri mes çiftit.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël e tyre gati 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen nga nëna.

Oltjoni punonte me tjegullat në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë.

Një mik tregon se e kishte takuar pak para gjestit fatal dhe dukej i qetë, madje ka bërë shaka me të.

Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë?

Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje.

Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Tragjedia në Itali, i riu shqiptar qëllon me armë zjarri