Tragjedia në koncertin e reperit të njohur, policia dyshon se viktimave u është injektuar drogë

0
143

Një injektim me drogë mund të jetë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Festivalin Astroëorld në Teksas ku po performonte reperi i njohur Travis Scott, ku për pasojë humbën jetën 8 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Policia ka konfirmuar se ka pasur raportime se një burrë kishte injektuar drogë me gjilpërë.

Një roje sigurie që punonte në festival, i cili po përpiqej të qetësonte situatën tha se kishte ndjerë një shpim në qafë para se të humbiste vetëdijen, sipas shefit të policisë së Houston, Troy Finner. Por është e paqartë se çfarë droge i është injektuar rojës së sigurisë.

Një nga rrëfimet ishte se një individ po i injektonte drogë njerëzve të tjerë. Ne kemi një raport të një oficeri sigurie, sipas stafit mjekësor që ishte jashtë dhe e trajtoi atë mbrëmë”, tha Finner në konferencën e së shtunës. Ndërkohë, ai tha se nuk ka pasur asnjë raportim tjetër për një injektim me drogë.