Tragjedia në Shkodër/ Alma Arrazi do të prehet në Durrës, larg fëmijëve të saj

0
79

Alma Arrazi do të prehet në Durrës. Familjarët e 39 vjeçares, e cila dyshohet se është hedhur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, kanë marrë këtë vendim për shkak se duan që ajo të prehet pranë nënës së saj por edhe sepse nuk duan të kenë të bëjnë me njerëzit e Ergys Arrazit.

“Në fakt është një vendim që e kanë marrë familjarët e Alma Arrazit pasi nëna e saj prehet në varrezat e qytetit të Durrësit, dhe për këtë arsye, familjarët kanë parë të arsyeshme që të prehet pranë nënës së saj. Kjo ka qenë një ndër arsyet se pse është vendosur që varrimi të bëhet në 12:00 në Durrës por dhe një tjetër arsye është sepse familjarët e saj nuk duan të kenë të bëjnë më me familjen e ish dhëndrit të tyre.“, raportoi gazetari Leonidha Musaj.

Kujtojmë që trupi i pajetë i 39 vjeçares u gjetën mesditën e së martës në ujërat e lumit Buna pas disa ditësh kërkime. Me herët gjatë ditës u gjet edhe trupi i djalit tre vjeçar.

Dje po ashtu gjykata la në burg bashkëshortin e 39 vjeçares, i akuzuar për dhunë dhe shkaktim të vetëvrasjes. /abcnews.al